Turizmi, dhe posaçërisht turizmi rural, është  njohur si një nga mundësitë për një zhvillim më të diversifikuar ekonomik. Në të vërtetë rajoni ka potencial turistik. Për shembull vizitorët nga Kosova mund të kalojnë ditët e fundjavës në zonën, të vizitojnë ngjarjet tradicionale kulturore, të shijojnë pjata tradicionale, të kënaqen me mjedisin. Megjithatë, pavarësisht potencialit,  shumë përpjekje duhet të investohen që turizmi të marrë një pikënisje në këto sfera.

Prandaj, veprimet e duhura duhet të zbatohen sa më parë që të jetë e mundur në nivele të ndryshme: ngritja e vetëdijes, kapaciteteve, organizimit,  marketingut, dhe formimit të rrjeteve).

Objektivat e përgjithshme

  • Mbështetja e zhvillimit rajonal ekonomik të Kosovës, sidomos në rajonin Perëndimor;
  • Mbështetja e zbatimit të strategjive zhvillimore lokale të komunave në rajonin e Perëndimit;
  • Promovimi i zbatimit të qasjes LEADER.

Rezultatet e pritura

  • Produkte të turizmit lokal të dentifikuara dhe zhvilluara;
  • Kapacitet të zhvilluar për turizëm;
  • Potenciali turistik i rajonit i promovuar;
  • Kapacitete të përmirësuara të sektorëve komplementar me turizmin.

Aktivitetet

Aktivitetet janë zgjedhur duke pasur parasysh disa aspekte të tilla si: ndjekja e aktiviteteve të mëparshme lidhur me turizmin, rëndësinë e aktiviteteve për nevojat e grupit të synuar, lidhja logjike të çdo veprimi pas veprimi, fizibiliteti në drejtim të implementimit dhe pranimit nga popullata (në terren), aftësinë për të prodhuar rezultatet e dëshiruara dhe së fundi mundësia për qëndrueshmëri pasi që projekti të ketë përfunduar. Aktivitetet e mëposhtme janë të parapara:

  • Hartimi dhe përzgjedhja e produkteve lokale të tregtueshme turistike
  • Zhvillimi i produkteve turistike lokale
  • Trajnimet për aktorët kyç
  • Vizita studimore të ngjarjeve të ngjashme në rajon
  • Promovimi i turizmit si aktivitet ekonomik alternativ
  • Promovimi i produkteve turistike brenda Kosovës
  • Promovimi i produkteve turistike në rajon
  • Përmirësime në shkalë të vogla të infrastrukturës, në vecanti në lidhje me mjedisin
  • Këmbimi i praktikave të pylltarisë dhe të mjedisit në kontekstin rajonal

Grupi i synuar

Grupi i synuar i projektit janë sipërmarrësit dhe punonjësit të lidhur me turizmin dhe Grupet Lokale të Veprimit (GLV) në katër komunat e rajonit ekomonik Perëndimor të Kosovës: Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë.

Një grup më i gjerë i synuar gjithashtu do të përfshijë pyjetarët, fermerët dhe kompanitë e ndërtimit aktivitetet e të cilëve (mund ose aktualisht) të degradojnë mjedisin dhe potencialin turistik të rajonit.

Partnerët implementues

Partnerët udhëheqës implementues është Macedonian Enterprise Development Foundation (MEDF), www.medf.org.mk
Partnerë janë katër Grupet Lokale të Veprimit (GLV) në komunat e caktuara në rajonin ekonomik Perëndimor.

Përfituesit përfundimtar

Përfituesi përfundimtar i projektit është të popullata e përgjithshme që jeton në katër komunat e Rajonit Ekonomik Perendimor.