MEDF së bashku me grupet lokale të veprimit nga Peja, Deçani, Klina dhe Istogu nga data 28 deri më 30 qershor organizoi një vizitë studimore në Mal të Zi dhe Shqipëri. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin se si në këto vende zhvillohet dhe të funksionon turizmi alternativ. Nikoqirët nga Mali i Zi, të Agjencia për Zhvillim Rajonal për Bjelasica, Komovi dhe Prokletije bënë zgjedhjen e praktikave të mira të turizmit alternativ në veri të Malit të Zi. Në Petnica, pjesëmarrësit u pritën nga një familje rurale e cila për turistët ofron shërbime të akomodimit dhe ushqimit tradicional. Pastaj u vizitua shoqata artizanale "Duar të vlefshme". Në Mojkovaç u vizitua një pikë e rutës kulturore. Pjesëmarrësit ishin të interesuar për gjithë procesin e përgatitjes shtigjeve kulturore si një mundësi për ti vënë theks të veçantë të në pjese të historisë, traditës dhe kulturës së një komune ose rajoni që nuk është i orientuar vetëm kah turistët, por edhe kah vendasit. Gjatë vizitës së prodhuesit të mjaltit Milina Madzhgalj pjesëmarrësit dëgjuan për mundësitë e ofruara nga etiketimi/brendimi i produkteve. Prodhime të brenduara dhe të paketuara mirë janë veçanërisht interesante për turistët. Në fund të ditës së parë, pjesëmarrësit patën kënaqësinë për të vizituar Malin e parkut nacional Biogradska Gora dhe shijuar bukurinë e një prej katër maleve më të vjetra të mbetura në Evropë.

IMG 2458

Ditën e dytë, pjesëmarrësit e filluan në eko fshatin Vrnjak në një lartësi prej 1700 metra në shpatet e malit Bjelasica. Pronari Darko Bullatoviç, ndau me pjesëmarrësit përvojën e tyre 15 vjeçare të funksionimit të biznesit turistik familjar. "Njerëzit që merren me turizmin në Kosovë do t’i këshilloj që së pari të kuptojnë se turizmi nuk është vetëm se një krevat hoteli dhe restorant, turizmi është shumë më tepër se kaq. Kosova ka resurse të cilat mundet në mënyrën më kualitative tua ofrojë tregut perendimor, kjo është bukuria e paprekur e egër e maleve të Kosovës dhe liqeneve edhe atë në bazë të ofertës aktive turistike, ofertë më shumë ditore. Nuk duhet që mysafirëve të ju ofrohet ofertë një ditore kur mundet të ju ofrohet ofertë më shumë ditore e cila përmabn ecje në malet e Kosovës, lundrim në lumejtë e Kosovës, kalërimi i kuajve nëpër bjeshkët e Kosovës dhe sipas mundësisë qëndrim në vendbanime autentike siç është ky eko fshat të cilët kanë traditën e tyre. Turistët perendimor duan edhe hotele të mira dhe restorane, por 80% bie në turizmin alternativ. Duhet të ju ofrohet paket aranzhim ose më mirë all inclusive paket aranzhim i cili nis me pranimin e mysafirëve nga atje prej ku udhëtojnë, aeroport ose vend tjetër, pastaj ushqim, akomodim dhe kthim deri te transporti i tyre. Kjo është mënyra e vetme të afrohet turisti i huaj dhe besoni se deri te ai do të arrini më lehtë nëse ia ofroni natyrën të cilën e keni në masë të madhe se sa përmes hoteleve që dispononi ", thotë Darko Bullatoviç.

Destinacioni i ardhshëm i pjesëmarrësve ishte familja fshatare Puletiq e cila merret me turizëm në fshatin Lipovo. Ata janë pjesë e "rrugës së djathit" ndërsa produkti i tyre, djathi është gjithashtu i brenduar dhe iu ofrohet turistëve. Në sofrën e plotë me ushqime tradicionale të përgatitura nga nikoqirja Milijana pjesëmarrësit diskutuan për përvojat dhe koston që ka marrja me këtë biznes.

Rexhep Rexhepi, kryetar i GLV-së Mirusha nga Klina dhe pjesëmarrës në vizitën studimore, beson se përvojat e Malit të Zi mund të përdoren edhe në Kosovë. "Lipovo ishte diçka që më ka magjepsur mua, dhe besoj se edhe gjithë grupi tonë, këto përvoja mund të zhvillohen në vendet tona. Ne jemi shumë të kënaqur me atë që pamë dhe me mikpritjen që na është ofruar nga nikoqirët. Nevoitet angazhim më i madh për zhvillimin e turizmit rural dhe të kemi shembuj të tillë edhe në viset tona, "tha Rexhepi.

IMG 2185

Pastaj, vizita studimore zhvendos në Shqipëri. Mbi Shkodër, në resortin natyror Razma pjesëmarrësit kishin rastin të dëgjojnë se si funksionon një turizëm i ndryshëm. Ata u takuan me kryetarin e komunës Shkrel, ndërsa nga organizata VIS Shqipëri ndëgjuan më shumë për turizmin alternativ në Shkrel dhe Vërmosht. Në Shkodër, pjesëmarrësit vizituan kalanë e Rozafës, ndërsa vizitën studimore e përfunduan në restoranin Mrizi i Zanave ku në bisedë me një nga pronarët kuptuan se si funksionon restorani dhe si cila është rruga drejt suksesit. "Kur kemi filluar tre vjet më parë", kujton një nga pronarët dhe kuzhinier Anton Prenga, motoja me të cilën e zhvillonim restorantin ishte '0 km ushqim ', që do të thotë, çdo gjë që ne kemi nevojë për të përgatitur ushqimin furnizohemi nga fermerët të cilët jetojnë dhe prodhojnë në këtë mjedis." Antoni aplikon gjithë përvojën e fituar në restorante në Itali, po përskaj elementeve moderne, përpiqet që të mbajë elementin tradicional. Kjo është një tjetër dëshmi e përfitimeve të shumëanshme nga turizmi.

Për Mirishane Krasniqi, koordinator i organizatës së grave Rrënja, vizita vizita studimore ja ka vlejtur me të vërtetë për shkak se në Mal të Zi dhe Shqipëri kanë vizituar vende që janë shembuj të mirë. "Përderisa unë pashë këta shembuj jam e interesuar për të filluar të punoj në turizëm, sepse jam e impresionuar me të vërtetë shumë me gjëra të tilla si përgatitjen e ushqimeve tradicionale, mikpritjen pabesueshme dhe shumë gjëra të tjera", thotë Krasniqi.

Pjesëmarrësit ishin të kënaqur me atë që kishin mundësi të shohin dhe të dëgjojnë. Një pjesë e përvojës sipas tyre mund të zbatohet në zhvillimin e turizmit alternativ në Kosovë, sidomos në Kosovën perëndimore.