Më 24 tetor 2012 në territorin e komunave të Deçanit dhe Istogut, si pjesë e projektit DEAR WEST është bërë pyllëzimi I sipërfaqeve të zhveshura si pasojë e zjarreve, erës dhe kushteve tjera atmosferike. Në pyllëzim janë përfshirë në mënyrë aktive nxënës të disa shkollave të mesme në të dy qytetet.

IMG 3910

Pyllëzimi ishte njëri nga aktivitetet e planifikuara të projektit i cili në thelb inkurajon zhvillimin e turizmit alternativ dhe rural në Kosovën perëndimore. "Kur e përpiluam projektin kishim parasysh se turizmi, përveç që do të kontribojë në zhvillimin ekonomik të komunave dhe të gjithë rajonin, mund të i shkaktojë edhe dëme natyrës", thotë menaxheri i projektit Lazar Nedanoski. "Prandaj, ne menduam se ishte e domosdoshme edhe përkundër zhvillimit të aktiviteteve turistike të shtojmë aktivitetet për mbrojtjen e natyrës dhe në këtë mënyrë të bëjmë balancin në mes të natyrës dhe turistëve."

Vendet për pyllëzim në Deçan i vizituan edhe kryetari i komunës dhe zëvendësi i tij. Ata shprehën kënaqësinë me organizimin e një veprimi të tillë, veçanërisht për shkak se në këtë mënyrë të kthehet zona pyjore që është prekur më parë nga zjarri.

IMG 3926

Përfshirja e njerëzve të rinj në veprim kishte akoma dimension tjetër, ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e mjedisit. "Kjo është hera e parë që ne angazhohehemi në një aktivitet të këtillë", thotë Zeneli Kasumi, drejtor i shkollës teknike në Deçan, "të rinjtë duhet të mësojnë se nga natyra nuk duhet vetëm se të marrim, por asaj edhe duhet ti japim. Kjo është një mundësi e madhe për të bërë këtë. "

Nxënësit treguan aftësi të madhe dhe të kuptuarit në mbjelljen e fidanëve të rinj. Ata, nën mbikqyrjen e profesorëve të tyre mbollën mijëra të fidanëve të reja.

IMG 3917