Nga data 4 deri 6 tetor 2012, në Maqedoni u realizua vizita e fundit studimore në lidhje me përvojat e turizmit alternativ dhe atij rural. Një grup prej 12 pjesëmarrësve nga Kosova perëndimore ka pasur mundësi për të parë më shumë shembuj dhe të bisedojnë me sipërmarrësit atje rreth përvojës së tyre në biznesin e turizmit.

IMG 3212

Udhëtimin nëpër Maqedoni pjesëmarrësit e filluan në Demir Kapimir. Ata vizituan Muzeun e Qytetit, Muzeu i vetëm i verës në rajon. Përveç objekteve të ekspozuara të cilat ilustrojnë kulturën e konsumit të verës, pjesëmarrësit patën mundësi të shohin dhe vendosjen e materialit arkeologjik. Muzeu është një nga pikat ku turistët ndalen, kur vizitojnë Demir Kapinë. Vendet tjera lidhen me verën. Pjesëmarrësit e udhëtimit studimor vizituan Villa Maria -n, punishtja e verës më e vjetër në Ballkan, ku vera është ruajtur ende në fuçi nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar dhe e cila ka qenë e vendosur nën mbrojtjen e UNESCO-s. Pastaj ata vizituan verearinë Popova Kula -n. Dy veraritë janë pjesë e "rrugëve të verës", një formë specifike e turizmit që zhvillohet në Maqedoni në vitet e fundit.

IMG 3281

Destinacioni i ardhshëm i pjesëmarrësve ishte hoteli dhe restorani Ani Podgorski në komunën e Novo Sellës. Në mjedisin tradicional në restorant, pjesëmarrësit patën mundësinë që të provojnë disa prej ushqimeve tradicionale të rajonit dhe të bisedojnë me pronarin për përvojat e tij në biznesin e turizmit. Pastaj e vizituan Komunën e Novo Sellës dhe përmes bisedës me kryetarin e komunës mësuan se si komuna është e përfshirë në zhvillimin e turizmit në këtë rajon. Kryetari i komunës ndau përvojat e komunës në rregullimin lokaliteteve tërheqëse turistike të tilla si ujëvarat në fshatrat Kolesino dhe Smolarë,rregullimi i burimeve ujore në Mokrino dhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme që tërheqin një numër të madh të turistëve vendas, emigrantë nga ai rajon e tjerë. Pjesëmarrësit vizituan ujëvarat Kolesino dhe me përfaqësuesin komunal diskutuan mbi përvojat e tërheqjes së financime nga sektori i biznesit në rregullimin e këtij atraksioni turistik.

IMG 3344

Udhëtimi vazhdoi në veri-lindje, në Berovë. Pjesëmarrësit paten një drekë në ambient malor-rural. Këtu kemi pasur mundësi për të parë shembullin e një iniciative të biznesit të vogël turistike, respektivisht familjen e cila turistëve u ofron ushqim tradicional, shtëpiak dhe të shëndetshme nga prodhimi i vet. Hoteli që pjesëmarrësit u vendosën pjesëmarrësit ishte një nga shembujt e zhvillimit të turizmit alternativ. Menaxheri hotelit shpjegoi se si zhvillohej gradualisht idejae kompleksit dhe se si ajo është implementuar. Kompleksi u rrit në përputhje me nevojat, përkatësisht me rritjen e numrit të turistëve të interesuar. Për të përmbushur nevojat e ndryshme që ata kanë ata angazhojnë dhe një pjesë e shtëpive private në lagje. Se janë në rrugë të mare e konfirmon fakti se numri i mysafirëve eshtë në një rritje mesatare vjetore prej 25%, e cila u lejon atyre të mendojnë për zgjerimet e reja të kompleksit.

IMG 3562

Ditën e fundit, pjesëmarrësit vizituan Kratovën, një qytet i ndërtuar në kraterin e shuar të vullkanit, ku kishin mundësi për të dëgjuar se si ndërtesat e vjetra dhe historia janë vënë për qëllime dhe në funksion të turizmit. Vizita përfundoi në restorantin Park në fshatin Ginovce afër qytetit të Kriva Pallankës. Pronarja ua tregoi atyre historinë e krijimit të kompleksit që nga një peshkore të vogël sot është rritur në një kompleks ku duhet të rezervohet një drake së paku 7 ditë më parë, sidomos gjatë fundjavës dhe festave.

Pjesëmarrësit ishin të kënaqur me atë që paten mundësi të shohin. Për Lulzim Pupovcin nga Peja kjo ishte një mundësi për të mbledhur ide që mund të zbatohen në Kosovë. "Më pëlqeu shumë historia e hotelit Manastir në Berovë, njerëzit e kanë ndjerë se ky është vendi ku ekzistojnë kushtet për turizëm dhe e kanë bindur edhe administratën komunale se edhe ajo duhet të bëjë hapa që do të kontribuojnë në zhvillimin e turizmit. Pra, kur dikush dëshiron të bëjë diçka, ju nuk keni nevojë të prisni për të krijuar të gjitha kushtet, por mundet që me anë të iniciativës së vet për të bindur komunën. Këto gjëra, ne pamë që veprojnë në Evropë, dhe tani ne shohim se funksioni dhe Maqedonia. Kjo na vërteton se nuk është diçka e pakapshme, por përkundrazi diçka që mund të arrihet dhe unë personalisht jam i inkurajuar që të bëjmë edhe në Kosovë. " Për Pupovcin janë të mira shembijt e zhvillimit gradual të biznesit, "Unë mendoj se është një veprim shumë i zgjuar, duke treguar mirëkuptim për gjendjen edhe të konsumatorëve. Këto gjëra unë do të përpiqem që t'i zbatoj edhe në Kosovë. Unë mund të them se vizita të tilla janë shumë të dobishme, ju nuk mund të thoni se dini gjithçka, ka gjithmonë njerëz që kanë një pikëpamje të ndryshme të gjërave dhe kjo do të ju shtyjë për të bërë diçka të re dhe ju, "shtoi ai.
Havё Thaqit nga Klina i ka lënë përshtypje më të madhe pronari i "Podgorski han". "Njeriu është kthyer nga Zvicra, ka investuar në vendin e tij dhe ua ka siguruar ekzistencën jo vetëm për vetes së tij, por edhe njerëzve nga zona përreth. Përshtypje të mirë kam lënë komuna e Novo Sellës dhe ajo që ata kanë bërë për turizëm lidhur me ujëvarat dhe ngjarje të tjera organizojnë ". – thotë ajo.

IMG 3286

Edhe për Elfete Blakaj vizita studimore ishte një përvojë e shkëlqyer. "Unë pashë një peizazh të bukur të cilin unë nuk e dija se ka ekzistuar në Maqedoni, pashë se si fillohen bizneset këtu në fushën e turizmit nga zeroja dhe si zhvillohen ato, unë pashë një respekt për historinë dhe traditën që sipas mendimit tim e ngrit turizmin në një nivel më të lartë. Ka shumë gjëra që unë mund të përcjellë nga vizita në Kosovë, unë jam e kënaqur dhe ju falënderoj për mundësinë për të mësuar për të gjitha këto gjëra. "

Pjesëmarrësit ranë dakord se ka ngjashmëri në mënyrën se si zhvillohet turizmi alternativ në të dy vendet për shkak të ngjashmërive në natyrë, rregullativës ligjore dhe mentalitetit të njerëzve, shumëçka nga ajo që panë në Maqedoni mund të zbatohet në Kosovë.