1.1. Hartimi dhe përzgjedhja e produkteve lokale turistike të tregtueshme

Ky është aktiviteti i parë që do të kryhet, pasi vendosjes së strukturës së projektit. Stafi i projektit dhe të katër GLV-të partnere do të angazhohen vetë në mobilizimin e të gjitha palëve relevante në komunat në mënyrë që ata të vijnë me propozime në lidhje me produktet e turizmit me potenciale të tregut. Për këtë arsye, në çdo komunë do të organizohet nga një puntori (seminar), ku do të ofrohen informacione të shkurtëra rreth projektit, si dhe rezultatet e pritshme e seminarit. Takimi i punës duhet të përfundojë me një listë të të gjitha produkteve të mundshme.

Pas kësaj, ekspertë në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik lokal do të jenë të angazhuar për të shqyrtuar listën, vizitojnë vendet, takohen dhe diskutojnë me njerëz relevant, vërejnë dhe vërtetojnë anët e forta dhe të dobëta si dhe konceptojnë produktet turistike. Ata duhet të përgatisin konceptet e produktit duke përmbajtur gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me produktet që duhet të komunikohen me GLV-të dhe palët e tjera lokale, si bazë për zgjedhjen e atyre që do të zhvillohen.

Hapi i fundit këtu është zgjedhja e produkteve. Secila GLV do të organizojë një seminar në komunën e tij, ashtuqë të paraqet konceptet e produktit dhe do të përcaktojë përparësitë e produkteve. Produktet të vlerësuara më lartë me siguri do të kalojnë në fazën e ardhshme të zhvillimit, ndërsa për produktet e dyta dhe të treta do të diskutohet dhe do të vendoset nga përfaqësuesit e katër GLV-ve. Një total prej 8 produkteve do të jetë maksimale me të cilat projekti mund arsyeshëm të punojë. Kjo do të thotë 2 për secilën komunë, edhe pse mund të ketë disa përjashtime. Këtu kjo duhet të kuptohet nga të gjitha palët e përfshira, se ky është projekt i zhvillimit të tregut, prandaj vendimet duhet të merren duke pasur parasysh potencialin e vërtetë të tregut të produktit të caktuar dhe jo dëshirat individuale nga komunat dhe as preferenca për shpërndarjen reciproke të produkteve.


1.2. Zhvillimin e produkteve turistike lokale

Produktet që kalojnë në fazën (e mëparshme) të përzgjedhjes fillestare, do t’i nënshtrohen zhvillimit të produktit. Ekspertët do të pritet që të finalizojnë konceptualizimin e produkteve në një "fletë të zhvillimit të produktit". Fleta në fakt do të jetë një plan marketingu që përmban zgjidhje se si çdo produkt duhet të tregtohet, se cilët klientë janë më të mirë të jenë në shënjestër në afat të shkurtër dhe në afat të gjatë, cilat mund të jenë përmirësimet afat-shkurtër dhe afat-gjatë që duhet të bërë (duke përfshirë nevojat specifike të trajnimit), çfarë lloje të ndryshme të nën-produkteve/shërbimeve mund të ofrohen për të rritur të ardhurat që biznese të ndryshme mund të fitojnë (në mënyrë direkte si restorante, por edhenë mënyrë të tërthortë si dyqane lokale, fermerë, etj).

Këto fletë do të paraqiten në fund tek GLV-të dhe palët tjera të interesuara për komentet (në takime në secilën komunë). Reagimet do të merren parasysh për akordim përfundimtar.

Stafi i projektit do të përdorë fletët e zhvillimit të produktit si një plan për organizimin e strukturave rreth çdo produkti. Ata do të bashkëpunojë me palët e interesuara dhe do të ndihmojnë ata të bëjnë përgatitjet e nevojshme për sjelljen e çdo produkti në treg.

Për shembull, në qoftë se dita e gështenjës është parë si ngjarje lokale, atëherë e stafi së bashku me GLV-të dhe komunën duhet të bëjnë të gjitha akordimet e nevojshme. Ato mund të përfshijnë: zgjedhjen e një vendi për ngjarjen, organizimin e prezentimit të gështenjave dhe shitjae tyre, organizimin e shitjes së produkteve dhe shërbimeve të tjera nga rajoni, duke siguruar pjesëmarrjen e personave të rëndësishme nga rajoni (kryetarët e komunave, biznesmenët, përfaqësuesit e ndoshta edhe të qeverisë ), media dhe publicitet. Supozohet se organizimi do të jetë shumë më e mirë për ngjarjet e vitit të dytë apo të tretë.

Projekti shumë mbështetet në bashkëpunim të ngushtë me GLV-ve dhe komunat.Kjo është sepse marrja e pronësisë mbi këto ngjarje nga aktorët lokalë do të përcaktojë të ardhmen dhe qëndrueshmërinë e këtyre ngjarjeve.