4.1. Përmirësime në shlkallë të vogla të infrastrukturës, veçanërisht në lidhje me mjedisin

Ky aktivitet parashikon përmirësime të vogla të infrastrukturës në fushat e mëposhtme: shënjimit, restaurimin e vendeve për vëzhgim dhe pyllëzimi.

Shenjat për tërheqje turistike janë në mangësi në gjithë gadishullin e Ballkanit. Me këtë aktivitet do të vendosen shenja në, rrugët kryesore më të frekuentuara dhe objektet pranë turistike në rajonin perendimor. Është e rëndësishme të theksohet se shenjat nuk janë vetëm për të treguar drejtime për vizitorët, si pjesë e infrastrukturës, por ato janë gjithashtu një mjet i rëndësishëm komunikimi në lidhje me përcaktimin e rajonit drejt përqafimit të turizmit si aktivitet ekonomik.

Restaurimi i spoteve për vëzhgim (ose pikat lokale turistike) duhet të shërbejnë për të njëjtat qëllime: për të përmirësuar infrastrukturën e turizmit, të tregojnë rezultate të menjëhershme dhe të komunikojnë drejt turizmit dhe mjedisit. Zgjedhja e këtyre pikave të vëzhgimit do të varet nga zgjedhja e produkteve të turizmit. Në çdo rast ajo do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me GLV-të dhe komunat.

Pyllëzimi është e fundit në këtë rend të përmirësimeve të infrastrukturës. Pyllëzimi do të jetë një përgjigje për veprimet e njerëzve të rrezikshëm për pyjet që mund të ketë ndodhur më shumë për shkak të dëshpërimit ekonomik të rajonit perendimor. Pa pyje dhe mjedis, turizmi ka shanse të vogla për të funksionuar. Ajo është gjithashtu një përpjekje për ngritjen e vetëdijes për brezat e rinj - që pemët, pyjet dhe mjedisi duhet të ruhet dhe të menaxhohet mirë. Aktivitetet e pyllëzimit do të organizohen në bashkëpunim të ngushtë me komunat, si dhe të administratës në Prishtinë (marrjen e lejeve për zonat pyjore të caktuara). Ajo do të jetë dhe shumë e mbështetur në përpjekjet vullnetare nga qytetarët, bizneset dhe grupet e komunitetit. Kjo gjithashtu do të përfshijë njerëz të rinj (si studentët), si pjesë e rritjes së ndërgjegjësimit në afat të gjatë.

 

4.2. Këmbimi i përvojave të mjedisit në kontekstin rajonal

Ky është aktiviteti i fundit i projektit. Është i thjeshtë, por me potencial të madh për bashkëpunim ndër-kufitar. Ajo në thelb parashikon takim të institucioneve të Maqedonisë të tilla si Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Ndërmarrjeve Publike të Pylltarisë dhe organizatorët e një fushate pyllëzimi në nivel nacional i quajtur Dita e drurit. Qëllimi i takimeve është për të shkëmbyer ide se si bëhet menaxhimi i pyjeve dhe tokës dhe si është praktikuar në rrethana të ngjashme.

Një nga pritjet është të krijohet bashkëpunim me organizatorin e Ditës së Drurit dhe në lidhje me aktivitetin e pyllëzimit të përmendura më parë. Dita e drurit në Maqedoni është rritur si veprim më i famshëm dhe pyllëzimi më masiv kombëtar. Ai ka ambicie për të ecur përpara dhe të iniciojë replikimin e veprimit në vendet fqinje, duke përfshirë Kosovën. Ne e konsiderojmë këtë të jetë mundësi e shkëlqyer për bashkëpunim ndër-kufitar që lidhen me mjedisin dhe në fund të fundit edhe mbështetjen e turizmit në afat të gjatë.