Në hotel Dukagjini në Pejë më 29 maj, MEDF organizoi promovimin e videos turistike të titulluar „Unë iu përkushtova turizmit – mudesh edhe ti!“ si dhe broshurave “Pse ti themi po turizmit si biznes” dhe “Kosova Perëndimore – më pranë se kurrë!.
Në promovim fjalë rasti patën: përfaqësues të RDA WEST – z-ja Lemane Hatashi, përfaqësues nga autoriteti lokal – z-ja Zana Radoniqi – drejtoreshë e drejtoratit për zhvillim ekonomik në komunën e Pejës si dhe nga ekipi i projektit z. Lazar Nedanoski – menaxher i projektit.
Lemane Hatashi falenderoi MEDF -në për promovimin që po e bën përmes produkteve vizuele dhe theksoi se kjo është mundësi për “zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, për integrim në traditës dhe resurseve natyrore në zhvillimin ekonomik, për ngritjen e standardit jetësor, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e ofertës turistike e cila ofron shërbime të mira” - tha ajo.
“Aktivitetet e këtij projekti do të ndikojnë në mobilizimin e subjekteve tjera relevante si dhe bizneset, sip edhe thotë motoja e videos së re - Unë iu përkushtova turizmit – mudesh edhe ti”, than ë fjalën e saj z-ja Zana Radoniqi.
„Në këto tetëmbëdhjetë muaj, së bashku me partnerët tanë – Grupet lokale të veprimit, kemi bërë shumë gjëra “, tha Nedanoski. „Identifikuam produktet turistike që kanë potencial të tregut, përmes trajnimeve zhvilluam kapacitetet e punëtorëve në turizëm, përmes aktiviteteve promovuese i sjellëm bukuritë e Kosovës perëndimore deri te vizitorët e interesuar, për njerëzit që merren me turizëm organizuam vizitë studimore në Maqedoni, së shpejti edhe përvojat e Malit të Zi dhe Shqipërisë do të përfshihen në vizitë të re studimore, filluam përgatitjet për përmirësime të vogla në infrastrukturë me cilat do të përfundojë një pjesë e ofertës turistike.“
Ka shumë arsye pse ti themi po turizmit si biznes, u tha në promocion. „Turizmi është punë për të gjithë. Jo vetëm për ata që janë përfshirë direkt, por të gjithë, popullsia e tërë është e përfshirë në turizëm.“ Broshura e dytë paraqet destinacionet e reja e të pahulumtuara turistike në Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog, të cilat ofrojnë qëndrim sipas masës së turistëve.
Në event u promovuan edhe tre video të reja turistike. Ato promovojnë praktikat pozitive e të suksesshme në turizëm në Kosovën perëndimore. U janë dedikuar gjithë njerëzve të interesuar në këtë rajon, atyre të cilët mendohen se a të provohen në fushën e turizmit, të inkurajohen dhe të binden se suksesi është i arritshëm.
„Turizmi është punë e re në rajon dhe është e domosdoshme jo vetëm që të tërheqim njerëzit që të shohin bukuritë e rajonit, por për të bindur edhe vetë njerëzit në rajon se ato bukuri që ata janë mësuar duke i parë mund të ju sjellin fonde shtesë në buxhetet familjare “, u theksua në promovim.
Videot janë inçizuar në lokacione në rajonin e Kosovës perëndimore. Janë punuar nga Fabrika. Emitohen në televiozionet kombëtare dhe rajonale të Kosovës perendimore.
Projekti është i finansuar nga Bashkimi Evropian, udhëhiqet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe implementohet nga Makedonska razvojna fondacija za pretprijatija (MRFP) dhe partnerët lokal të saj nga katër komunat – Grupet lokale të veprimit: Agroturizmi, Gjeravica, Mirusha dhe Burimi IS.



