Më 1 gusht 2011 në sheshin e Pejës, Kosovë, MEDF prezantoi projektin Diversifikimi i aktivitetit ekonomik në rajonin Perendimor/DEAR WEST. Prezantimi ishte pjesë e evenimentit lamtumirës për z. Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve dhe Kryesues i Zyrës së KE-së. Prezantimi u organizua nga Agjencia për Zhvillim Rajonal - Perëndim për projektet e financuara nga EURED dhe Skema e Granteve për zhvillimit rural.

MEDF prezantoi aktivitetet përmes materialeve promocionale, fletëpalosjeve dhe poster për projektin. Informacion të shkurtër për projektin dhe për rezultatet e deri tanishme z. Björnsson kishte mundësi të dëgjojë nga Lazar Nedanoski,menaxher i projektit. Ai ishte i interesuar për aktivitetet që lidhen me përmirësimet e infrastrukturës, veçanërisht në lidhje me mjedisin.
Përveç përfaqësuesve të BE-së, promovimet e projekteve u vizituan edhe nga kryetarët dhe përfaqësues të komunave nga rajoni perëndimor. Gjithashtu, shumë qytetarëve me kërshëri kalonin nga tavolinat e projekteve në sheshin e Pejës dhe ishin të interesuar për projektin dhe për mundësinë në fushën e turizmit. Ky "mini panair" i projekteve të ishte mundësi për të parë ecurinë e projekteve të tjera, për të ripërtërirë marrëdhëniet me përfaqësuesit e organizatave të tjera dhe për të ndërtuar të reja. Kjo ishte mundësi për t'u takuar me pjesëmarrës nga aktivitetet e mëparshme, që MEDF ka bërë si pjesë e projektit të DEAR WEST të tilla si seminare për identifikimin e potencialeve të mundshme turistike dhe vizita studimore në Maqedoni.

Pjesë e ngjarjes lamtumirëse për z.Björnsson ishte turi çiklistik me kryetarët e komunave dhe publikun, ecja në Luginën e Rugovës dhe pranimi në restoranin "Koha e Re". Në fjalën e tij, z. Björnsson shprehu bindjen se projektet aktuale do të sjellin kushte më të mira të punës dhe të jetesës për qytetarët në rajonin e Perëndimit, por edhe për tërë territorin e Kosovës.

