Nga 14 deri 16 korrik të vitit 2011 u realizua vizita e parë studimore e potencialeve turistike, vendeve dhe ngjarjeve në Maqedoni. Pjesë e vizitës ishin 11 pjesëmarrës nga Grupet Lokale të Veprimit (GLV-të) e Pejës, Deçanit, Istogut dhe Klinës, përfaqësuesit e Agjencisë së Zhvillimit Rajona l- Perëndim, mediave dhe organizatave të tjera që lidhen me turizmin në Kosovë.

Gjatë vizitës tre-ditore, përmes bisedës, ushqimit, pijeeve, me njerëzit dhe bukuritë natyrore, pjesëmarrësit patën mundësinë të përjetojnë një pjesë të Maqedonisë.

Vizita filloi në Shkup. Pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë më shumë për turizmin në Maqedoni nga prezantimi i përfaqësuesit të agjencisë Go Macedonia. Pastaj, duke përdorur teleferikun e ri të sapo instaluar ata vizituan Vodnon (një mal në afërsi të Shkupit). Një pjesë të ditës ata kaluan në Shkup në Çarshinë e vjetër.

Vizita studimore përfshiu edhe pjesëmarrjen në evenimente. Prandaj pjesëmarrësit e ndjenë atmosferën e Festivalit të Birrës në Prilep i cila u mbajt në atë periudhë. Festivali i Birrës tashmë u bë ngjarje tradicionale që tërheq numër të madh të vizitorëve.

E nesërmja ishte e rezervuar për Parkun Nacional Pelister dhe për turizmin rural.Pjesëmarrësit dëgjuan për potencialet dhe mundësitë e Parkut dhe si është menaxhuar ai.Pjesa më interesante për pjesëmarrësit, sipas tyre, ishte në vizitë të fshatrave Dihovo, Nizhepole dhe Brajçino. "Turizmi rural që pamë mund të zbatohet edhe në Kosovë, ne kemi shumë gjëra të përbashkëta", thotë Bajram Çeku, nga GLV-ja në Deçan. "Tani ideja e turizmit rural është më konkrete në kokën time", thotë Fadil Kabashi nga GLV-ja në Istog, "kjo ishte shumë e rëndësishme për mua. Poashtu, unë u ndjeva shumë mirë për shkak të mikpritjes, jo vetëm nga të nikoqirët tonë nga MEDF, por edhe nga njerëzit në fshatrat dhe, natyrisht, për shkak të lloj-llojshmërinë e ushqimeve të shijshme që ne mundëm të shijojmë ", thotë Fadili.

Para se të udhëtonin për në Ohër, pjesëmarrësit patën rastin të vizitojnë edhe Parkun Nacional Galiçica dhe për të dëgjuar për aktivitetet e bëra për tërheqjen e më shumë turistëve - të tilla si ndërtimi i shtigjeve për biçikleta dhe shëtitje, veprimtari për ruajtjen e biodiversitetit e tjera.

Vizita studimore përfundoi në shetitjen me këmbë dhe vizitën e qytetit dhe rivierës së Ohrit.

Një pjesëmarrës deklaroi se vizita studimore i plotësoi pritjet e tyre dhe ka arritur qëllimet e saj. "Kosova ka mjaft potencial dhe kapacitet", thotë Rexhep Rexhepi nga GLV-ja në Klinë, "por, ka nevojë për ide dhe mbështetje", shtoi ai. Për Mehdi Mulaj nga GLV-ja në Pejë, kjo ishte mundësi për të parë se si bizneset private mund të rriten dhe se si mund të realizohen të ardhura shtesë buxhetin e familjes, veçanërisht për familjet nga zonat rurale.

Pa përjashtim, pjesëmarrësit deklaruan se informacionet, njohuritë dhe kontaktet nga vizita studimore do të përdoren në punën e tyre. Disa prej pjesëmarrësve me entuziazëm deklaruan se ata tashmë kanë filluar të informojnë njerëzit për mundësitë, sidomos ato që mund të realizohen në Kosovë. Ata konsiderojnë se vizita të tjera studimore në rajon janë të mirëpritura, mundësisht në vende ku traditat janë të ngjashme dhe turizmi rural dhe agro-turizmi janë më të zhvilluara se sa në Kosovë.