Fondacioni zhvillimor maqedonas për ndërmarrje (MEDF) ka prezantuar draftet e produkteve turistike për katër komunat: Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog. Kjo pason pas punëtorive të mëparshme për identifikimin e potencialeve turistike të komunave me një rrjet të gjerë të aktorëve kyç lokalë.

Secili grup lokal i veprimit (GLV) nga të katër komunat kanë dhënë propozimet e tyre për produktet e paraqitura, pas së cilës nga ato u kërkua që të japin shkurtërimisht sugjerimet dhe përmbledhjet e emrave të produkteve në komunën e tyre. Këto emra janë të destinuara për t'u përdorur nëaktivitetet promovuese për secilën komunë dhe rajonin si tërësi.

GLV-të u angazhuan gjithashtu për të siguruar një listë të njerëzve dhe institucioneve kryesore që ofrojnë shërbime turistike të ndërlidhura dhe të cilat duhet të përfshihen në aktivitetet e ardhshme të projektit.