Më 23 nëntor 2011 përfaqësues të Grupeve lokale të veprimit dhe komunat Pejë, Klinë, Deçan dhe Istog ishin pjesë e fushatës Dita e Drurit në Maqedoni. Ky është veprimi më masovik për pyllëzime në Maqedoni, dhe ndoshta në rajon dhe që organizohet nga viti 2007. Këtë vit u mbollën 5 milionë fidane. Vizita është organizuar për të shkëmbyer përvojat dhe të organizohet një aksion i ngjashëm në rajonin perëndimor të Kosovës.

IMG 9277

Mysafirët nga Kosova kishin mundësi që të mbjellin fidane në lokacionin Mërshevci, në rrethinën e Shkupit. Inxhinier i Pyjeve nga Pyjet e Maqedonisë iu tregoi vendet ku ishte mbjellë në aksionet e mëparshme. "Kjo për ne është përvojë e mirë," tha Mehdi Mulaj nga GLV Mirusha në Pejë, "ne mbjellim fidane gjthmbajtëse dhe me trung të shkurtër në vende që janë shumë të larta dhe jo gjithmonë të qasshme për njerëzit. Përshtypja e tij është se bëhet fjalë për një aksion të madh, por shumë mirë të organizuar. Janë të kënaqur që ata mund ta shohin këtë përvojë pozitive. "Në Kosovë ka aksione për pyllëzime, por jo aq masive," shtoi Mulaj.

IMG 9238Në takimin me përfaqësues të organizatës Dita e Drurit, mysafirët nga Kosova ishin të interesuar në fillimet e fushatës si dhe për gjithë organizatën. "Kjo është mënyra më efektive për të ngritur vetëdijen ekologjike të qytetarëve," tha Zorica Stefanovska, nga organizata Dita e drurit. "Asnjë reklamë nuk është aq efektive. Ju do të habiteni se si njerëzit do të reagojnë pozitivisht për këtë aktivitet. Ata me të vërtetë duan të bëjnë diçka që ja vlen për veten e tyre, "shtoi ajo. Në lidhje me fillimet e veprimit, ajo shpjegoi se ideja fillestare ka ardhur nga qytetarët menjëherë pas zjarreve në vitin 2007.

Ideja është pranuar nga disa prej ministrave, dhe pastaj edhe nga qeveria. Numri i fidanëve u rrit nga aksioni në aksion. Ata kishin filluar me 1 milion fidanë. "Ne menduam se janë shumë, por aq shumë njerëz dolën në teren ashtuqë në orën 10 nuk kishte asnjë fidan.Këtë vit do të mbillen 5 milionë fidane, " - shtoi ajo. IMG 9241Sipas organizatorëve, suksesi i të mnbjellurave është 60-70%, dhe faktorët kryesorë për sukses nuk janë vetëm kushtet atmosferike, por edhe njerëzit.

"Përvojë e mirë është bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile," vuri në dukje Mehdi Mulaj", sigurisht ashtu edhe arrihet në masë njerëzish. Në Kosovë kjo është ende një çështje e shtetit dhe nuk është masonike. Është mirë që kemi ardhur për të marrë përshtypjet se si duket kjo, " - shtoi ai.

Nikoqirët ia ofruan tërë përvojën e tyre që ata e kanë në organizimin e një aktiviteti të ngjashëm në rajonin e tyre. "Ne kemi një qëllim të përbashkët, që gjithçka të jetë të më e gjelbër, dhe natyra, qielli nuk kanë kufi," tha Zorica Stefanovska.

Mysafirët nga Kosova shprehën mirënjohjen për mundësinë që të jenë pjesë e aktivitetitit dhe vullnetit dhe shfaqën vullnet të organizojnë veprime të ngjashme në rajonin e Kosovës perëndimore.