Më 8 dhjetor 2011 në hotelin Emerald në Prishtinë u realizua promovimi i videos turistike të titulluar Kosova perendimore – më pranë se kurrë!.

DSC 0006

Në emër të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë të pranishëmve iu drejtua Besime Kajtazi. “Sot jemi këtu që të shënojmë se kemi bërë hapa përpara drejtë implementimit të raundit të pare. Nga 7.4 milion euro të shpërndara në 19 projekte nëpër 5 regjionet e Kosovës, regjioni i Perendimit ka përfituar 4 projekte në fushën e turizmit dhe agroniznesit në vlerë prej 1,739,617.60 euro “, - tha ajo.

Nga Ministria e administrimit të pushtetit lokal të pranishëmve iu drejtua Mehdi Ratkoceri, ndërsa Mehdi Mulaj nga Grupi lokal i veprimit “Agroturizmi” nga Peja foli në emër të nga partnerëve në projekt. “Rajoni për të cilin realizohet promovimi i sotëm dhe prej të cilit ne vijmë ka nevojë për diversifikim të aktiviteteve ekonomike. A do ta sjell kjo turizmin? E pse jo! Sa më shumë hyjmë në këtë problematikë kuptojmë se potencijalet janë më të mëdha, kuptojmë se këtu vërtetë mund të arrihen rezultate të mira”, - tha ai në fjalimin e tij.

„Promovimi është vetëm se njëri nga rezultatet e këtij projekti, por rezultat shumë i rëndësishëm“, u potencua në eveniment. „Turizmi është risi në rajonin dhe është e nevojshme që jo vetëm se t’i tërheqim njerëzit që t’i shohin bukuritë e rajonit, por, t’i bindim vetë njerëzit në rajon se bukuritë që ato janë mësuar t’i shohin mund t’ju sjellin mjete plotësuese në buxhetet familjare“.

Aktivitetet tjera janë të drejtuara drejtë identifikimit dhe zhvillimit të produkteve turistike lokale, zhvillimin e kapaciteteve për turizëm, promovimin e potencijalit turistik të rajonit dhe përmirësimin e kapaciteteve të sektorëve komplementar me turizmin.

Aktivitetet e projektit u janë kushtuar sipërmarrësve dhe të punësuarve që merren me turizmin si dhe Grupeve lokale të veprimit në Pejë, Deçan. Klinë dhe Istog si dhe fermerëve e pyjtarëve dhe kompanive të ndërtimit aktivitetet e të cilave e degradojnë ambientin dhe dëmtojnë potencialin turistik të rajonit dhe gjithë abnorëve të rajonit, të cilët në të ardhmen do t’i ndjejnë përfitimet nga turizmi.

IMG 9633

„Një pjesë e mirë e asaj që e posedojmë si tokë dhe bukuri në atë nuk i njohim“, tha moderatori Spahiu, „Promovimi i sotëm besoj që do tua vërtetojë atë. Ajo që do të shihni mund të ju habisë, mund të ju ngjallë mosbesim se bëhet fjalë për Kosovën por gjithsesi nuk do të ju lejë gjakftohtë. Keni parasysh se gjithë ajo është këtu, afër – ashtu siç thotë motoja e kësaj kampanje, Kosova perendimore – më pranë se kurrë!

Reklama është e realizuar në lokacione në rajonin Perendimor të Kosovës. E kanë punuar Fabrika dhe Next level. Prej sot fillon emitimi i saj në televizionet e Kosovës.

Projekti është i finansuar nga Bashkimi evropian, i udhëhequr nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, implemntuar nga Fondacioni zhvillimor maqedonas për ndërmarrje (MRFP) dhe partnerët e saj lokalë – Grupet lokale të veprimit nga komunat e Pejës, Deçanit, Klinës dhe Istogut.