Sipërmarësit dhe profesionistët turistik nga rajoni perendimor i Kosovës morën njohuri të avansuara dhe të trendit bashkëkohor në sferën e shërbimeve turistike (hotelierike) dhe mikëpritëse. Trajnimi është kombinim I ligjëratave, diskutimeve dhe praktikës. Trajnimin u realizua nga z. Slobodan Ivanoviç profesor në Fakultetin për Menaxhment në turizëm dhe hotelieri nga Opatia, Kroaci dhe Dragica Lukin - master chef (mjeshtër shef) kuzhine, sipërmarrës turizmi dhe profesionist i mirënjohur (përfshirë këtu edhe udhëheqës i emisoni televiziv nacional për gastronomi dhe mikëpritje).
Qëllimi i trajnimit ishte që të ngritë vetedijen dhe të përmirëson aftësitë e sipërmarësve dhe profesionistëve turistik të rajonit. Ato u sfiduan me trendet me aktuale në lëminë e gastonomisë dhe mikëpritjes dhe u kërkua nga ata që të mendojnë dhe veprojnë në përmirësimin e shërbimeve të tyre të biznesit. Këta ndryshime nuk kanë tendencë që ata të ndyshojnë traditën, përkundrazi, që ti shfrytzojnë dhe të promovojnë traditën por në një menyrë te re dhe bashkëkohore e cila do të perputhet me zhvillimet më te reja në sektorin e turizmit dhe mikëpritjes. Zonja Lukin, e potencoi këtë dhe e demostroi në praktikë. Pjesëmarësit ishin të mahnitur nga ushqimi dhe dekorimet e bukura. Ajo ishte e perkrahur shumë nga shefi z. Mitko Petrushevki, dhe personeli i tij nga Hotel Dukagjini. Ne i shprehim falenderimet tona të sinqerta për të gjithë ata.

