Në fund të prillit, potencialet turistike të Kosovës Perendimore u promovuan në dy panaire në rajon. Panairi në Tiranë, Shqipëri u mbajt nga data 25 deri 27 prill 2012, ndërsa panairi në Shkup, Maqedoni u mbajt nga data 24 deri 28 prill 2012.

IMG 1718

Ideja themelore ishte që të promovohen mundësitë turistike të Kosovës perendimore. Për nevojat e promovimit janë përgatitur broshura invormative. Informacionet e shkurtëra dhe fotografitë nga lokalitetet tepër të bukura nga Peja, Deçani, Klina dhe Istogu kanë qenë për të sfiduar fantazinë e vizitorëve dhe për të zgjuar dëshirën që t’i vizitojnë ato vende. Përveç kësaj, fotografi dhe informacione të shkurtëra janë prezantuar edhe në banerë, ndërsa para vizitorëve  të interesuar në vazhdimësi emitoheshin videot reklamuese të përgatitura me destinacionet turistike nga Kosova perendimore.

IMG 5782

Më shumë informata vizitorët merrnin nga bisedat me zyrtarët përgjegjës të cilët vazhdimisht kanë qëndruar në stendat.

Përveç interesimit nga vizitorë individual, është vërejtur edhe interesi i disa operatorëve turistik nga Maqedonia dhe Shqipëria të cilët kërkuan kontakte për organizimin  e vizitave turistike për klientë të tyre në destinacionet e prezantuara turistike.

Promovimi rajonal i potencialeve turistike të Kosovës perendimore është aktivitet i planifikuar i projektit dhe kjo në muajt në vazhdim do të jetë e plotësuar edhe me emitimin e videove reklamuese në vendet në rajon.