IMG 9277Më 23 nëntor 2011 përfaqësues të Grupeve lokale të veprimit dhe komunat Pejë, Klinë, Deçan dhe Istog ishin pjesë e fushatës Dita e Drurit në Maqedoni. Ky është veprimi më masovik për pyllëzime në Maqedoni, dhe ndoshta në rajon dhe që organizohet nga viti 2007. Këtë vit u mbollën 5 milionë fidane. Vizita është organizuar për të shkëmbyer përvojat dhe të organizohet një aksion i ngjashëm në rajonin perëndimor të Kosovës.

Fondacioni zhvillimor maqedonas për ndërmarrje (MEDF) ka prezantuar draftet e produkteve turistike për katër komunat: Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog. Kjo pason pas punëtorive të mëparshme për identifikimin e potencialeve turistike të komunave me një rrjet të gjerë të aktorëve kyç lokalë.

Nga 14 deri 16 korrik të vitit 2011 u realizua vizita e parë studimore e potencialeve turistike, vendeve dhe ngjarjeve në Maqedoni. Pjesë e vizitës ishin 11 pjesëmarrës nga Grupet Lokale të Veprimit (GLV-të) e Pejës, Deçanit, Istogut dhe Klinës, përfaqësuesit e Agjencisë së Zhvillimit Rajona l- Perëndim, mediave dhe organizatave të tjera që lidhen me turizmin në Kosovë.

 

Më 1 gusht 2011 në sheshin e Pejës, Kosovë, MEDF prezantoi projektin Diversifikimi i aktivitetit ekonomik në rajonin Perendimor/DEAR WEST. Prezantimi ishte pjesë e evenimentit lamtumirës për z. Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve dhe Kryesues i Zyrës së KE-së. Prezantimi u organizua nga Agjencia për Zhvillim Rajonal - Perëndim për projektet e financuara nga EURED dhe Skema e Granteve për zhvillimit rural.